Një person ka vdekur dje në fshatin Desivojcë të Kamenicës, meqë është goditur nga rrufeja, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimë është dërguar në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve.
“Fsh. Desivojcë, Kamenicë 14.08.2020 – 19:00. Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com