9 të vdekur dhe 145 raste të reja me Covid-19

9 të vdekur dhe 145 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 145 raste të reja me Covid-19, si dhe 9 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.

Gjithashtu gjatë këtyre 24 orëve, janë shëruar edhe 144 persona tjerë.

Pas këtyre shifrave bilanci me Covid-19 në Kosovë është 11.275 raste me Covid-19, nga ta të shëruar deri më sot janë 6.961 raste, ndërsa raste aktive janë 3.924. n

Ndërsa numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, arrin shifrën 390 perona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime./Insajderi.com