Haradinaj -Stublla dhe Selimi arrijnë në SHBA – Paralajmërohen takime të rëndësishme

Haradinaj -Stublla dhe Selimi arrijnë në SHBA – Paralajmërohen takime të rëndësishme

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka arritur në ShBA, sëbashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, njofton Insajderi.

Në profilin e saj në Facebook, Haradinaj – Stublla, ka bërë të ditur edhe agjendën e saj që do ta ndjek gjatë kësaj vizite zyrtare në ShBA.

Ajo ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage’.

Haradinaj – Stublla, ka treguar gjithashtu se pas këtyre takimeve në kuadrin e aktivitetit diplomatik, ajo do t’i takojë edhe komunitetin shqiptaro-amerikanë për të diskutuar prioritetet politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave të përbashkëta Kosovë – ShBA./Insajderi.com