Policia e Kosovës ka inicuar rast ndaj një personi në Suharekë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte organizuar aheng familjar në ambient të mbyllur, duke iu vënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, në aheng kishin marrë pjesë rreth 25-30 persona, duke e shkelur vendimin e Qeverisë, i cili i ndalon tubimet mbi pesë persona.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com