Kryeministri Hoti mirë me shëndet, por nuk konfirmohet zyrtarisht shërimi i tij

Kryeministri Hoti mirë me shëndet, por nuk konfirmohet zyrtarisht shërimi i tij

U raportua se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shëruar nga Coronavirusi, por një gjë e tillë ende nuk dihet zyrtarisht, pasi që institucionet shëndetësore janë ato të cilat japin një konfirmim për këtë gjë, njofton Insajderi.

Kështu thotë për Insajderi-n edhe këshilltari i Kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, i cili njofton se Hoti nuk e ka kryer ende testin e dytë për këtë virus.

Beqiri tha se kreu i Qeverisë ndihet më mirë dhe sipas gjendjes së tij shëndetësore, besojnë se ai është shëruar.

“Kryeministri ndihet më mirë me shëndet dhe sipas kësaj gjendje ne besojme se ai është shëruar, por nuk kemi akoma një konfirmim zyrtar nga mjekët meqë nuk e ka kryer testin e dytë që e konfirmon një gjë të tillë”, ka thënë Beqiri për Insajderi-n.

Hoti gjendet në izolim tash e dy javë, përkatësisht që nga dy gushti, meqenëse ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ai kishte bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti. /Insajderi.com