LSDM dhe BDI punojnë në harmonizim të zgjedhjeve për programin qeveritar

LSDM dhe BDI punojnë në harmonizim të zgjedhjeve për programin qeveritar

Sekretarët e përgjithshëm të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim  gjatë fundjavës i vazhdojnë  konsultimet intensive dhe punën e arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim midis Koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM dhe BDI për formim të qeverisë së re me mandat katërvjeçar, njofton Insajderi.

Të dy partitë politike informuan se pas vërtetimit të parimeve dhe përcaktimeve të koalicionit, ekipet negociuese  punojnë në harmonizim të programeve zgjedhore të të dy partive politike në propozim-programin për punë të Qeverisë së ardhshme eventuale.

“Filloi edhe  procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar”, kumtuan LSDM dhe BDI./Insajderi.com