Tre të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur dhe 120 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend përmes një komunikate për media.

Tutje bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 48 persona të tjerë duke çuar në total tre mijë e 794 raste të kuruar.

Ndërkohë në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 125 pacientë.

15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa pesë janë intubuar. /Insajderi.com