Dërgohen në burg të Mitrovicës së Veriut personat që sulmuan policinë në Ferizaj

Dërgohen në burg të Mitrovicës së Veriut personat që sulmuan policinë në Ferizaj

Të premten në Ferizaj, për shkak të zbatimit të masave anti-COVID, dy qytetarë u përleshën me dy zyrtarë të policisë.

Dy qytetarët u arrestuan pastaj janë dërguar për paraburgim në burgun e Mitrovicës Veriore.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, e ka konfirmuar këtë për klan Kosova.

“Mund të konfirmojë se dy sulmuesit e policëve të ngjarjes në Ferizaj, janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës Veriore”.

“Sa i përket përzgjedhjes së burgut mund të them që edhe ky është burg i Republikës së Kosovës dhe nuk ka asgjë për të shtuar rreth kësaj”, deklaroi Thaçi.

I gjithë problemi besohet se filloi kur policët u kërkuan që E.G dhe E.E të vendosin maskat. /Insajderi.com/