Nga Vetëvendosje e pyesin Haradinajn se ku ishte kur Vuçiqi “ndali” punimet Deçan-Plavë

Nga Vetëvendosje e pyesin Haradinajn se ku ishte kur Vuçiqi “ndali” punimet Deçan-Plavë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, e ka pyetur nënkryetarin e Organizatës e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, se ku ishte kur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ndërpreu punimet e rrugës Deçan-Plavë.

Haradinaj, kishte thënë se banorët e Karaçevës nuk është dashur të lejojnë që Xhandarmëria Serbe të hynë në territorin e Kosovës. Për këtë ka pasuar pyetja nga pjesëtari i VV-së.

“Nasim Haradinaj me një emision para disa ditëve i akuzonte banorët e Kamenicës që lejuan hyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në Karaqevë. Ai tha le të provojnë e të vijnë në Deçan ata. E Vuçiqi iu kundërpërgjigj menjëherë. I ndërpreu punimet e rrugës Deçan – plavë mu në Deçan. Tash një qytetarë i Kamenicës do të pyeste: ku është ky Nasimi tash bashkë me atë kushëririn e tij të sporteve të rënda?”, ka shkruar ndër tjerash Durmishi.

Nasim Haradinaj, njihet për deklaratat e tij, së fundi ai në një intervistë televizive ka ofenduar publikisht presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në gjuhën serbe. /Insajderi.com/