Një muaj paraburgim për ish-ministrin që dyshohet për ngacmim seksual

Një muaj paraburgim për ish-ministrin që dyshohet për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliqi i cili është Kirug në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj për shkak të dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një pacienteje.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës për caktimin e paraburgimit për ish-pushtetarin.

Në njoftimin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë thuhet se në Spitalin  Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.3 nënpar.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Numan Baliqi, ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe këto akuza ndaj tij e kishin efektin e vet në opinionin publik. /Insajderi.com/