Hoti sugjeron qytetarët të bëhen pjesë e FSK-së

Hoti sugjeron qytetarët të bëhen pjesë e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se edhe pak ditë konkursi për t’u bërë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës mbetet i hapur.

Ai tha se Ushtria e Kosovës është garanci e së ardhmes së sigurt dhe të përbashkët, pa dallime.

“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim”, shkroi Hoti.

Hoti, sugjeroi qytetarët që të bëhen pjesë e FSK-së, që sipas tij po perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s.

“Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, përfundoi Hoti. /Insajderi.com/