Surroi: Shqipëria si kryesuese e OSBE-së duhet të përfshihet në çështjen e Bjellorusisë

Surroi: Shqipëria si kryesuese e OSBE-së duhet të përfshihet në çështjen e Bjellorusisë

Publicisti, Veton Surroi, ka thënë se Shqipëria si kryesuese e OSBE-së, duhet të aktivizohet që të gjendet një zgjidhje rreth zhvillimeve të fundit në Bjellorusi.

Në Bjellorusi, tash e një javë, mijëra protestues opozitarë po kundërshtojnë zgjedhjet e kontestuar të 9 gushtit, të cilat e nxorën fitues, Aleksander Lukaçenko i cili është në pushtet që nga viti 1994.
Sipas, Surroi, Shqipëria do të duhej të aktivizohej në këtë proces pasi ka përgjegjësi.

Ai ka thënë po ashtu se ministri i jashtëm i Shqipërisë. do të duhej që kaherë, nga fillimi i javës së kaluar të ishte në Minsk me kolegët e vet evropianë apo në kryeqytetet e vendeve që mund të ndihmojnë, përfshirë edhe Moskën.

“Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje, dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.”, ka shkruar ndër tjerash Surroi. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

 

SHQIPËRIA DHE BJELLORUSIA1. Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme…

Gepostet von Veton Surroi am Montag, 17. August 2020