Ambasada e Britanisë së Madhe e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës: Nuk do të çojmë poshtë paratë tona

Ambasada e Britanisë së Madhe e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës: Nuk do të çojmë poshtë paratë tona

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur zhgënjim të thellë me Kuvendin e Republikës së Kosovës në lidhje me Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së Britanisë të madhe, thuhet se me zhgënjim është ndjekur dështimi i Kuvendit të Kosovës.

“Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 14 gusht. Procesi transparent dhe meritor, i mbështetur nga projekti ynë i rekrutimit, kishte nxjerrë dy kandidatë të përshtatshëm”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në reagim theksohet fakti se emërimet publike duhet ta kenë në fokus interesin e Kosovës dhe qytetarëve, jo interesat e ngushta partiake./

“Çdo emërim publik do të duhej të merrte parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve të tij, dhe jo interesin e ngushtë partiak. Dështimi i Kuvendit për të emëruar Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi do t’i lërë qytetarët kosovarë pa mbrojtje të duhur institucionale të privatësisë dhe të dhënave. Kjo gjithashtu do të çojë në përsëritje të procesit të rekrutimit për herë të katërt dhe vonesë të fondeve të BE-së për Agjencinë”, vazhdon. Ambasada.

Ambasada shton se nuk do të mbështesë procesin e radhës të rekrutimit, pasi nuk dëshirojnë t’i shpenzojnë pa nevojë paratë e taksapagueseve britanikë për proceset që përsëriten.

“Procesi i radhës nuk do të mbështetet nga projekti ynë i rekrutimit. Ne nuk do të çojmë poshtë paratë e tatimpaguesve britanikë në proceset e përsëritura që ishin transparente dhe të zhvilluara me rregull, dhe që nxorën kandidatë që i plotësojnë kushtet për emërim. Ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë votat e partive politike në Kuvend për pozitat që kanë mbetur në Listën e Pozitave të dakorduara të projektit (shih ëëë.kosovoselection.org), në mënyrë që të vlerësojmë angazhimin tonë me Kuvendin për rekrutim të pavarur, transparent dhe llogaridhënës për pozitat e larta publike”, thuhet në reagim. /Insajderi.com/

 

Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim…

Gepostet von British Embassy Pristina am Montag, 17. August 2020