Kryeministri njofton se cilat ndërmarrje do të ndihmohen pas marrëveshjes 30 milionëshe me BERZH’in

Kryeministri njofton se cilat ndërmarrje do të ndihmohen pas marrëveshjes 30 milionëshe me BERZH’in

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshje e nënshkruar sot në mes MInistrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 300 milionë euro, do të ketë ndikim që t’ju ndihmojë ndërmarrjeve publike qendrore dhe lokalë.

Sipas tij kjo ndihmë do të bëhet që këto ndërmarrja ta kalojnë sa më lehtë këtë fazë. të vështirë shkak i pandemisë COVID-19.

Kryeministri Ka thënë se deri në 50% këto ndërmarrje kanë pasur humbje.

“Ministrja Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”, në vlerë prej 30 milionë euro. Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale dhe do t’u ndihmojë atyre që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë, duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë”, tha Hoti. /Insajderi.com/