KFOR thotë se janë përgjegjësit e parë të sigurisë për Manastirin e Deçanit

KFOR thotë se janë përgjegjësit e parë të sigurisë për Manastirin e Deçanit

Misioni i KFOR-it në Kosovë kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me sigurinë për Manastirin e Deçanit, njofton Insajderi.

Nga KFOR bëjnë të ditur se ata japin përgjigjen e parë për sigurinë e këtij manastiri.

Siç njoftojnë nga kjo organizatë, ushtarët italianë do të zëvendësojnë punën e ushtarëve moldavian të vendosur brenda zonës së mbrojtjes së veçantë në Deçan.

“Ushtarë Italianë të KFOR-it të Komandës Rajonale të Perëndimit lirojnë bashkëluftëtarët e tyre në pozitat mbrojtëse të vendosura brenda zonës së posaçme të mbrojtjes në Deçan.Operacioni i NATO-së në Kosovë vepron si përgjegjësi i parë i sigurisë për Manastirin e Deçanit,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ky reagim nga KFOR vjen dy ditë pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan- Plavë, pasi kryepeshkopi i Manastirit, Sava Janjiq, po insiston që kjo rrugë të mbetet e karakterit lokal.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se të hënën kanë rifilluar punimet në këtë rrugë, të cilat ishin ndërprerë ditë më parë me kërkesë të institucioneve të vendit. /Insajderi.com