Spasovski: Këtë vit 18 Gushtin e festojmë si anëtare e NATO-s

Spasovski: Këtë vit 18 Gushtin e festojmë si anëtare e NATO-s

“Këtë vit, 18 Gushtin, Ditën e Armatës, sinonimin dhe ruajtësin e sovranitetit dhe shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, e festojmë edhe si Armatë e cila është anëtare e barabartë e aleancës më të fuqishme ushtarake-sigurie në botë e NATO-s”, ka shkruar në Facebook-un e tij, kryeministri Oliver Spasovski, duke u uruar pjesëtarët e Armatës.

Edhe në këtë periudhë të rrethanave të vështira për shkak të pandemisë COVID-19, thotë Spasovski, pjesëtarët e Armatës janë me popullin për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit – në kufijtë, në zonat e infektuara, duke ndihmuar qytetarët në karantinë, familjet e rrezikuara, ndihmuan në ruajtjen e rendit publik.

“Si rezultat i politikave të zbatuara, sot në Armatë pagat dhe të ardhurat e pjesëtarëve të saj janë dinjitoze. Sot, ushtarët nuk kujdesen për sigurinë e banimit dhe mëditjet, por për ushtrimet e reja të klasit botëror. E kemi rinovuar Armatën me 700 anëtarë shtesë, disa ushtarë dhe disa oficerë të rinj, dhe për herë të parë në Ligjin për shërbim kemi siguruar kushte të barabarta për pension, si dhe për policinë”, thekson Spasovski në urim.

Të gjithë pjesëtarëve të Armatës ua urojë Ditën e Armatës, dhe siç shton, u dëshiron të vazhdojnë me punën e përkushtuar dhe me sukses ta dekorojnë aleancën me aleatët tonë në NATO. /Insajderi.com