Vdes nga Coronavirusi tekniku medicinal në Prishtinë

Vdes nga Coronavirusi tekniku medicinal në Prishtinë

Tekniku medicinal i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Emin Gërbeshi, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, I cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Emin Gërbeshit, teknikut medicinal dhe ish kryeteknikut të Qendrës së Mjekësisë Urgente në Prishtinë, që ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga Covid 19”.

“Kolegu ynë Emin Gërbeshi, do të kujtohet si një punëtor i përkushtuar në punë dhe që deri në pensionimin e tij, nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve. Emini ishte gjithmonë i gatshëm pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm”.

“Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së kolegut tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Rrustemajt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com