Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është deklaruar rreth bisedës telefonike që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
Stoltenberg ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për arritjen e zgjidhjes afatgjate në rastin e Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Fola me Avdullah Hotin rreth rëndësinë së ruajtjes së sigurisë nga NATO dhe KFOR dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë”, është shprehur ai.
“Mirëpres progresin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit si mënyra e vetmja për arritjen e zgjidhjes politike afatgjatë”, ka përfunduar Stoltenberg. /Insajderi.com