Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me faljen pjesërisht të dënimit të një personi që ishte i burgosur për një vrasje të dyfishtë, përfshirë edhe një fëmijë 13 vjeçar.
Për këtë rast kanë reaguar edhe familjaret e viktimave. Por, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur këtë veprim të Thaçit si “të dyshimtë”.
Është raportuar se personi i falur ka qenë dëshmitar në rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Kurti ka thënë se për këtë duhet të ketë hetim.
“Ne s’i dimë ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar. Mirëpo, ka mjaft persona që mund t’i dinë këto arsye, duke nisur nga vetë presidenti, anëtarët e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje e deri tek i dënuari në fjalë”, ka shkruar Kurti në Facebook ndër tjerash.
Postimi i plotë:
Kë po fal presidenti?Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali…
Gepostet von Albin Kurti am Mittwoch, 19. August 2020