Rektori i ri tregon se çfarë mospajtimesh kishte me paraardhësin e tij

Naser Sahiti dikur kishte mospajtime me Marjan Demën. Prandaj, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita në rektorat. Sot, ai është rikthyer si i pari i këtij institucioni. I pyetur për mospajtimet me Demën, Sahiti ka treguar shkurtimisht për papajtueshmërinë e tij me rektorin që tashmë po shkon.

Rektori i ri tregon se çfarë mospajtimesh kishte me paraardhësin e tij

Rektori i Universitetit të Prishtinës është zgjedhur Naser Sahiti. Ai kishte punuar edhe më herët në rektorat, mirëpo kishte dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të mospajtimeve me paraardhësin e tij,  Marjan Dema, njofton Insajderi.

Sahiti ka treguar shkurtazi në Info Magazine të televizionit Klan Kosova rreth mospajtimeve që kishte me Demën.

“Ka pasur mospajtime të natyrave të ndryshme, nuk kanë qenë dramatike, por të mjaftueshme që të vij në përfundim që qëndrimi im më nuk ndihmon në atë fazë. Mospajtimet janë normale”, ka deklaruar Sahiti.

Ai është pyetur edhe për politizimin e universitetit në të kaluarën. Ka thënë se vetë zgjedhja e tij nuk ishte e ndikuar politikisht, prandaj as ai si rektor nuk do të ndikohet fare nga politika dhe për më tepër as nuk e ka problem ta bëjë një gjë të tillë.

“Politika nuk do të ketë mundësi të interferojë, sepse zgjedhja që është bërë sot është zgjedhje e vullnetit të Këshillit Drejtues të përbërë nga anëtarët e senatit dhe mua më ofron komoditetin që të punoj vetëm bazuar mbi rregulloret dhe statutin e Universitetit”.

Ai, shkurtimisht, ka përmendur edhe disa nga prioritet e tij si udhëheqës i Universitetit të Prishtinës.

“Sfidat e UP-së janë të natyrave të ndryshme, duke filluar te hapësira e pamjaftueshme, infrastruktura ende jo e kompletuar, problemet në vetë procesin e mësimdhënies, mungesa e cilësisë, mungesa e kërkimeve shkencore etj”./Insajderi.com