Meliza Haradinaj – Stublla takohet me James Carafano

Meliza Haradinaj – Stublla takohet me James Carafano

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një takim më zv.Presidentin e Heritage Foundation, James Carafano, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth zhvillimeve aktuale politike, e me theks të veçantë, për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj – Stublla në profilin e saj në Facebook.

Haradinaj – Stublla, gjithashtu ka shprehur falënderime për përkrahjen e vazhdueshme që Heritage Foundation ka dhënë në avancimin e prioriteteve politike të Kosovës, posaçërisht në mbështetjen e dhënë në transformimin e FSK-së në ushtri./Insajderi.com