Hoti: Takimi i 2 shtatorit rinkonfirmon mbështetjen amerikane – thotë se do të bisedohet për çështje ekonomike

Hoti: Takimi i 2 shtatorit rinkonfirmon mbështetjen amerikane – thotë se do të bisedohet për çështje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se takimi i 2 shtatorit është rikonfrimim se Amerika nuk e ka braktisur çështjen e Kosovës, dhe kjo vlen për ata zërat kritikë, njofton Insajderi.

Ky takim në Uashington, “është takim më agjenda ekonomike”, ka thënë Hoti në emisionin DebatPlus.

Hoti më pas ka thënë se “zërat për rrezik të Kosovës janë absurd, duke vënë theksin se në çdo proces ku Amerika ka qenë prezent, Kosova ka dal mirë nga ato procese”.

I pyetur për paralajmërimin e Albin Kurtit, se po e kërcënon Kosovën ndarja ? – Hoti ka theksuar se “Albin Kurti çdo herë e ka pasur gabim, që nga Rambujea e deri më sot”.

Hoti më pas është përgjigjur edhe kritikave të Ramush Haradinajt, duke thënë se “vetë Haradinaj e di që nuk ka dialog teknik, Kosova po shkon në dialog me synimin e qartë – njohje reciproke”.

Haradinaj kohëve të fundit e ka kritikuar Hotin se po shkon në dialog teknik, dhe kjo është keq.

Në fund Hoti, ka thënë se “Kosova e ka një kryeministër, dhe unë nuk delegoj kompetenca”./Insajderi.com