COVID-19: Në spitain e Pejës 13 persona në gjendje të rëndë

COVID-19: Në spitain e Pejës 13 persona në gjendje të rëndë

Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trjatuar 55 të infektuar me Coronavirus.

38 pacient janë me oksigjenoterapi, ndërsa 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, për raste që lidhen me sëmundje tjera përpos virusit COVID-19. /Insajderi.com/