Katër të vdekur dhe 155 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 155 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

155 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri, për të arritur në 7967 në total numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Në raportimin ditor të  Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, njoftohet se në njëzetekatërorëshin e fundit si pasojë e Coronavirusit e kanë humbur jetën katër qytetarë.

Numri i viktimave ka arritur në 238.

Rastet kanë ndodhur në këto qytete: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë. /Insajderi.com/