Këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re, Begjet Paxolli, Naim Murseli, ka thënë se shefit të tij po i kërkohet që ta shpallë kandidaturën për president të Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas asaj që ka shkruar në Facebook Murseli, thuhet se Pacollit ky presion po i bëhet nga qytetarë të shumtë dhe shoqëria civile.
Më pas Murseli ka thënë se një gjë e tillë po i kërkohet edhe nga vetë partia që Pacolli drejton, AKR-ja, gjithmonë duke e respektuar mandatin e presidentit aktual, Hashim Thaçi.
Sipas Murselit, Pacolli gjithmonë i ka vënë interesat e shtetit para atyre të vetave, prandaj është një figurë e përshtatshme për president të vendit./Insajderi.com