Veseli: Ratifikimi i Demarkacionit nuk guxon të vonohet

Veseli: Ratifikimi i Demarkacionit nuk guxon të vonohet

Në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për aleatë dhe këtë mund ta arrijë duke votuar demarkacionin në Kuvend.

Ai ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës do të bëhet të hënën me pikat që kanë mbetur, pa demarkacionin ndërsa e ka konfirmuar se seanca e re do të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

“Demarkacioni duhet te kalojë sa më shpejt. Është në interesi tonë. Të bëjmë vëmendje interesit strategjik nacional dhe kemi nevojë për aleatë”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari ka folur edhe për takimin e tij m,e presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ka quajtur bekim për Kosovën.

“Takimi me Trumpin është takim që i shërben Kosovës. Kam qenë shumë i gëzuar e krenar, si lider i vetëm në Ballkan. Ky ka qenë bekim për Kosovën”, ka shtuar ai. /Insajderi.com