Hulumtuesit cituan dy studime të cilat zbuluan se grimcat e Coronavirusit mund të shpërndaheshin më tej nga sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar, njofton Insajderi.
Shumica e njerëzve e kalojnë 90% të jetës së tyre në mjedise të si ndërtesa, makina dhe transport publik, duke marrë frymë në ajër të përbashkët shtëpie dhe duke prekur sipërfaqe potencialisht të kontaminuara.
“Kondicionerët do të marrin ajër dhe do të ri-qarkullojnë atë nëpër dhomë, dhe është përmes këtij mekanizmi që këto pika të Coronavirusit mund të transmetohen,” – tha Qingyan Chen, profesor i inxhinierisë mekanike në Universitetin Purdue.
Chen tregoi atë që ndodhi në anijen e Diamond Princess, ku 700 nga 3,000 pasagjerë u sëmurën. “Pas karantinës, shumë njerëz ende u sëmurën në anije dhe unë dyshoj se sistemi i ajrit të kondicionuar ka luajtur një rol të madh”.
Fikni kondicionerin (klimën) dhe hapni një dritare nëse dikush në shtëpinë tuaj ka COVID-19, ose është ekspozuar ndaj virusit.
Një studim i fundit nga Universiteti i Oregon dhe Universiteti i Kalifornisë, Davis, gjeti mënyrën më të mirë për të ajrosur dhomën e për të kufizuar përhapjen virale është hapja e një dritareje. /Insajderi.com
Burimi: Business Insider