Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradina-Stuballa, është takuar të shtunën me shefin Shef i Departamentit për Evropën Juglindore në Zyrën e Kancelares Gjermane, Matthias Lüttenberg dhe Shefen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christiane Hullmann.
Ministrja ka marrë sinajle pozitive për liberalizimin e vizave pasi Gjermania tashmë është kryesuese e presidencës Bashkimit Evropian për gjashtë muaj.
“Lidershipi i Gjermanisë si aleatja më e madhe e Kosovës në Evropë, veçanërisht tani kur kryeson Presidencën e Këshillit Evropian, është qenësor në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Fitova bindjen se ka sinjale pozitive në drejtim të një epilogu të suksesshëm të këtij procesi.” është shprehur shefja e diplomacisë kosovare”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në Facebook.
Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
“Diskutuam edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku theksova se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës. Rrëshqitja në dialog me tema teknike, dhe pa kornizë kohore, është kundër produktive, dhe besojmë fuqishëm që Gjermania do të luaj rolin e saj vendimtar njësoj sikur në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të lëvizjes së kufijve në Ballkan”, përfundon postimi saj. /Insajderi.com
Sot në Ambasadën e Kosovës në Berlin, pata takim thelbësor me z. Matthias Lüttenberg – Shef i Departamentit për Evropën…
Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Samstag, 22. August 2020