Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 pranë Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Gazeta Online Insajderi ka arritur të marrë pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku thuhet se ka edhe persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti në udhëkryq.
Të kontaktuar nga redaksia, Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast të ndodhur gjatë paradites së sotme.
Për detaje të tjera Insajderi do të iu mbajë të informuar… /Insajderi.com