Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit

Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, është deklaruar rreth takimit të së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar, ku pritet të diskutohet edhe posti i presidentit.

Në takimin që do të mbahet më 24 gusht, Abrashi Thotë se temë diskutimi do të jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

“Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit…21’22 Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi për KP.

Lidhur me deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi tha se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai njofton se as nuk janë takuar.

“Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së. /Insajderi.com