Përmirësohet gjendja me rezervat e gjakut – shqetësim mbetet sigurimi i grupeve negative

Përmirësohet gjendja me rezervat e gjakut – shqetësim mbetet sigurimi i grupeve negative

Gjendja e rezervave të gjakut në Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut është stabile, por kritike mbetet sigurimi i grupeve negative, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e kësaj qendre, Bukurije Zhubi, e cila thotë se pas disa aksioneve që kanë ndërmarrë është stabilizuar gjendja e gjakut në këtë qendër.

Zhubi ka deklaruar se listës së kërkesave për produktet e gjakut iu janë shtuar edhe pacientët e infektuar me COVID-19.

“Ka një stabilizim të gjendjes së gjakut, është stabilizuar gjendja bukur mirë, por nëse nuk vazhdohet me dhurim të gjakut përsëri do biem në gjendje kritike. Është më se e kuptueshme gjendja me të cilën jemi si situatë sfiduese për të gjithë edhe për neve si Transfuzion i Gjakut, edhe për dhuruesit dhe çdo qytetar të Kosovës, por ne duhet t’i bashkojmë forcat dhe ta bëjmë atë që është më e mira dhe ta krijojmë mundësinë e vazhdimit të personave të tjerë që varen pikërisht nga gjaku… Krahas pacientëve të tjerë që marrim gjak dhe përbërës të gjakut po ashtu kanë marrë gjak edhe pacientët me COVID-19”, tha Zhubi.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut thekson se nevoja për grupet negative të gjakut vazhdon të mbetet kritike.

“Kërkesat e grupit 0 nga ana e pacientëve kanë qenë shumë të mëdha të cilët kanë marrë gjak dhe kjo ka shkaktuar një ulje të përkohshme të këtij grupi, zero pozitiv edhe pse ka qenë më i shpejt ka qenë me mangëti në këto dy javët e fundit, por sigurisht grupet negative janë ai problem kryesor të cilët e kanë të gjitha transfuzionet e gjakut në përgjithësi…Këto grupe janë në mungesë gjithmonë edhe tek ne ndihet pak mungesa e grupeve negative”, deklaroi Zhubi. /Insajderi.com