Shtatë persona të përfshirë në vrasjen e mbrëmshme në Drenas – Policia jep detaje të reja

Shtatë persona të përfshirë në vrasjen e mbrëmshme në Drenas – Policia jep detaje të reja

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e djeshme që ndodhi në fshatin Nekoc të Drenasit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga PK, përveç viktimës që vdiq pasi u qëllua me armë zjarri, tre persona të tjerë mbetën të lënduar nga mjetet e mprehta.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në këtë ngjarje ishin të involvuar shtatë persona, ndërsa raportohet se katër të dyshuarit, përfshirë edhe dorasin, aktualisht gjenden në arrati.

“Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com