17 të infektuar me Coronavirus në gjendje të rëndë, 414 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

17 të infektuar me Coronavirus në gjendje të rëndë, 414 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

Minstria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kanë publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të prekur nga pandemia COVID-19, të atyre që janë duke u trajtuar nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.

Sipas njoftimit të këtyre institucioneve shëndetësore, në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 510 pacientë, 414 prej të konfirmuar me Coronavirus.

Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 196 pacientë, 78 prej tyre po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Aktualisht, 17 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që janë në respiratorë, 12 prej tyre janë në klinikat e QKUK-së, ndërsa pesë në spitalet rajonale.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale. /Insajderi.com