12 infermierë të trajnuar nga FSK i bashkohen QKUK-së

12 infermierë të trajnuar nga FSK i bashkohen QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i bashkohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

QKUK ka njoftuar se bashkimi i infermierëve do të bëhet në ora 13:30 e që do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Syla.

“Ngjarja zhvillohet para Klinikës Infektive të QKUK-së. Në këtë ngjarje marrin pjesë; Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njoftojn nga QKUK. /Insajderi.com