Arrestohet një femër pasi ushtroi dhunë psiqike ndaj prindërve

Arrestohet një femër pasi ushtroi dhunë psiqike ndaj prindërve

Një femër në Prishtinë është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj prindërve të saj, njofton Insajderi.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të policisë, ku tutje shtohet se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com