Një grua ka vdekur në orët e vona të ditës së djeshme në Vushtrri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Koordinatori i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana, i cili tha se pacientja ka vdekur mbrëmë rreth orës 22:15.
“Pacientja ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Vushtrrisë, rreth orës 22:15”, ka thënë ai.
Pllana tutje ka njoftuar edhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të tjerë të cilët janë të infektuar me këtë virus dhe po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë.
Ai ka thënë se katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Gjithsej 30 pacientë janë duke u trajtuar në spital, dy janë të intubuar, ndërsa dy janë CPAP, ndërsa këta katër vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë”, ka përfunduar ai për Insajderi-n. /Insajderi.com