Katër viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Katër viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Katër persona kanë ndërruar jetë dhe 78 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Institucionet shëndetësore të këtij vendi kanë bërë të ditur se sot Maqedonia e Veriut ka regjistruar shifrën më të ulët të të infektuarve me Coronavirus që nga katër gushti.

Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, te 78 persona është hasur prania e virusit Corona.

Të prekurit janë nga 17 qytete. Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, derisa 2995 raste vazhdojnë të jenë aktive. /Insajderi.com