Të shtëna me armë zjarri ne rrugën “Dëshmoret e Kombit”

Të shtëna me armë zjarri ne rrugën “Dëshmoret e Kombit”

Kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri rreth orës  21:20 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit”, njofton Insajderi.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, nuk ka të lënduar, dhe njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

Të shtënat kanë ndodhur ndaj një personi mashkull, i cili ishte duke dal nga marketi dhe dy persona tjerë me skuter kane gjuajtur në drejtim të tij.

Raporti i plotë i policisë:

​ Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka të shtëna me armë. Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjëherë informatës dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dal nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar. Nuk raportohet për viktima tjera deri ne këtë moment.

Policia janë ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore për te sqaruar rrethanat e këtij rasti./Insajderi.com