Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë komunën e Deçanit, ku do të shkojë edhe në Manastir.
Për Isajderi.com këtë vizitë e ka konfirmuar nga zyra e kryeministrit, këshilltari i Hotit për informim, Xhavit Beqiri.
Vizita e Hotit në Deçan do të mbahet në ora 11:30.
Projekti i rrugës Deçan-Plavë, ka bërë që autoritetet në Serbi të reagojnë ashpër me arsyetim se po rrezikohet “zona e mbrojtur” që i referohet Manistirit të Deçanit.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kishte deklaruar se do të ankohet në nuanca ndërkombëtare. Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq, e ka paraqitur këtë projekt si “tentim të marrjes peng të kishave dhe manastireve”.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, përkohësisht ka pezulluar projektin, përkundër se për këtë ka pasur pakënaqësi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila është pjesë e Qeverisë.
Por, një takim në mes kryeministrit Hoti dhe kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, bëri që të darkordohen për këtë çështje e të përshëndeten publikisht edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. /Insajderi.com