Serwer për takimin e 4 shtatorit: Mund të ketë marrëveshje për Trepçën dhe Ujmanin

Serwer për takimin e 4 shtatorit: Mund të ketë marrëveshje për Trepçën dhe Ujmanin

Daniel Serwer, njohësi i çështjeve të Ballkanit, thotë se nuk është “mjaft i sigurt” nëse diçka do të nënshkruhej në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve në fushën ekonomike, duke përfshirë edhe nënshkrime për Trepçën dhe Ujmanin”.

Sipas tij është e mundur edhe një marrëveshje për zonat e veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

“Dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje kryesore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse përshtypja është se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane, dhe Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, deklaron ai për Danas.

Serwer ka shtuar edhe se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhjet e parakohshme. /Insajderi.com