Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë lëndohen dhe dërgohen në QKUK

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë lëndohen dhe dërgohen në QKUK

Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve.

Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë edhe dy këmbësorë.

Për Insajderi.com këtë  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila pos tjerash tha se dy këmbësorët janë të lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilët janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com/