Tetë vdekje dhe 136 raste të reja me COVID-19

Tetë vdekje dhe 136 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për tetë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit, për të arritur numri i vdekjeve në 488.

136 raste të reja janë regjistruar me COVID-19, duke bërë që në total numri i të infektuarve të arrijë në 12.683, njofton Insajderi.

Numri i të shëruarve është 31 në ditën e fundit dhe në total të shëruar nga COVID-19 janë 8.788.

Rastet aktive momentalisht janë 3.407.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti. /Insajderi.com

 

131 TË SHËRUAR DHE 136 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Dienstag, 25. August 2020