Sava Janjiq shtoi gjithashtu se “është e rëndësishme të mbani në mend se ekziston një Ligj për Zonat e Mbrojtura Speciale, i cili nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen përmes zonave të mbrojtura, siç është rasti me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë”.
Abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se shpreson “në një zgjidhje të pranueshme për të gjithë”, njofton Insajderi.
Janjiq në këtë takim me Hotin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje për rrugën Deçan – Plavë e cila, sipas klerikut, po ndërtohet në zonë të mbrojtur dhe në pjesën që i takon Manastirit.
Janjiq shtoi gjithashtu se “është e rëndësishme të mbani në mend se ekziston një Ligj për Zonat e Mbrojtura Speciale, i cili nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen përmes zonave të mbrojtura, siç është rasti me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë”.
Pas takimit është prononcuar edhe kryeministri Hoti.
Ai ka deklaruar se “ne kemi kulturë institucionale edhe si Komunë edhe si Qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës”.
Hoti shtoi se “jemi këtu për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve të Deçanit. Po ashtu për të avancuar standardin e jetës së qytetarëve të Deçanit, në të njëjtën kohë për të treguar kujdesin e nevojshëm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë”.
Kryeministri ka premtuar se “në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë të dakorduar nga të gjithë”./Insajderi.com