Shtyhet mbledhja e Qeverisë për ora 16:00

Shtyhet mbledhja e Qeverisë për ora 16:00

Mbledhja e Qeverisë Hoti e paraparë të mbahet në ora 08:30 është shtyrë për në ora 16:00.

Nga zyra e kryeministrit për Insajderi.com, këshilltari Hotit për informim, Xhavit Beqiri, ka thënë se kjo mbledhje është shtyrë për disa orë më vonë.

“Është shtyrë mbledhja për në ora 16:00”, tha ai.

Nuk dihet cilat janë shkaqet për këtë shtyrje disa orëshe të mbledhjes qeveritare. /Insajderi.com.