Kryeministri përkujton 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terëzës

Kryeministri përkujton 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terëzës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar nobelisten shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu apo e njohur si Nënë Tereza.

110 vite më parë kishte lindur Nënë Tereza në Shkup dhe gjatë jetës është njohur për humanizëm, njofton Insajderi.

Ajo kishte fituar çmimin nobel.

“Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, e cila tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë. Përkushtimi, ndihma dhe dashuria e saj ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës. Vepra dhe jeta e saj më pas edhe u shenjtërua nga Vatikani, prandaj ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com

 

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”.Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u…

Gepostet von Avdullah Hoti am Mittwoch, 26. August 2020