Prishtinë, 1290 raste aktive me Coronavirus dhe 50 të vdekur

Prishtinë, 1290 raste aktive me Coronavirus dhe 50 të vdekur

Prishtina ka rreth 1290 raste aktive me COVID-19 dhe 50 të vdekur deri tani nga Coronavirusi.

Kështu ka thënë, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, i cili ka shtuar se megjithatë, sa i përket numrit të rasteve të reja, në krahasim me një muaj më parë Prishtina ka një rënie të të infektuarve me COVID-19

Gashi, në një intervistë për RTV Dukagjinin, tha se të nga të infektuarit shumica janë mosha që lëvizin më së shumti dhe që punojnë.

“Dominon mosha 35-45 por nuk qëndron shumë pas edhe mosha 25-34 vjeç…Këto dy grup mosha përbëjnë pothuajse 50% e të gjithë të infektuarve në Prishtinë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës tha se në total në kryeqytet janë regjistruar 4.078 raste me Coronavirus./Insajderi.com