Ilir Meta thirrje që të mbështeten alternativat shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi

Ilir Meta thirrje që të mbështeten alternativat shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi janë një mundësi për shqiptarët që jetojnë atje.

Mundësinë, Meta e sheh në forcimin e perspektivës evropiane në Mal të Zi, njofton Insajderi.

“Bashkëkombësit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse”, tha ai.

Në një video-mesazh ka shtuar se “jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri”. /Insajderi.com