
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka postuar disa fotografi që tregojnë rekomandimet të cilët duhet të zbatojnë nxënësit pas nisjes së procesit mësimor.
Është paraparë që mësimi në shkolla të fillojë nga 1 shtatori, por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kërkuar që mësimi të shtyhet deri në 10 shtator, shkak i përgatitjeve të shkollave për sinjalizimin, vendosjen e shenjave dhe informimin e nevojshëm për mbrojtje nga COVID-19, njofton Insajderi.
Në këto fotografi të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pos tjerash kërkohet që edhe nëse një anëtar i familjes së një nxënësi është i infektuar, ky nxënës nuk duhet të shkojë në shkollë. /Insajderi.com
Rekomandimet e plota:
Rregullat për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021 në kushtet e pandamisë COVID-19PËRGATITJA E NXËNËSVE PËR SHKOLLË
Gepostet von Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH am Donnerstag, 27. August 2020