Dy persona të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në Prishtinë

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot mes tri automjeteve në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 16:15, ku lëndime trupore anë marrë shoferët e dy veturave, ndërsa vetura e tretë e përfshirë në këtë rast, ishte e parkuar.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin.

“Më datën 27.08.2020 rreth orës 16:15 në rrugën Eqrem Qabej në Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore, ku kanë qenë të përfshira  tri automjeteve. Auto-1: Audi A-3 ngjyre e zezë; Auto-2 Pezho 407 ngjyrë e hirit dhe Automjeti 3 i parkuar, Opel Vektra, ngjyrë e hirit. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët e automjeteve 1 dhe 2, derisa automjeti 3 ka qenë i parkuar. Njësitet kompetente policore janë duke u marë me rastin”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com