Gjuriq: Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme në Uashington

Gjuriq: Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme në Uashington

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se delegacioni serb i udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, do të veprojë me përgjegjësi në takimin që pritet të mbahet në Uashington, njofton Insajderi.

Sipas Gjuriq presidenti serb do të veprojë me dëshirën për të përmirësuar çështjet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit, por nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme.

Gjuriq tha se Serbia do të flasë në bisedimet në Uashington me vetëdijen për rëndësinë e marrëdhënieve të Serbisë me Shtetet e Bashkuara, raporton Tanjug, njofton Insajderi.

Siç thotë ai Beogradi do të theksojë rëndësinë e mundësisë për administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hapur një kompromis midis të dyja palëve përmes dialogut.

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë është paralajmëruar të mbahet më katër shtator. /Insajderi.com